Kryeministri Edi Rama vizitoi sot së bashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjimnazin “Ismail Qemali”, ku rifilloi mësimi pas tërmetit të 26 nëntorit .
Veliaj theksoi se në çdo klasë është dërguar nga një psikolog.
“Gjimnazistët janë më garipa, po të shohësh kanë filluar lojën edhe kalçeton, edhe tenisin, edhe volejbollin. Kurse në shkollat 9-vjeçare patëm dhe Korpusin e Paqes që i bëri trajnim mësuesve se si i flitet fëmijëve për tërmetet në formë lojërash. Shkollat e fshatit ato që ramë dakord që nuk do hapen do prishen dhe do i bëjnë të reja i kemi çuar tek shkollat më të afërta”, tha Veliaj.
“Zyshat kanë qenë gjatë gjithë kohës edhe kur ka qenë pushim tek palestra ku ka qenë qendra e emergjencës janë marrë edhe me pastrim edhe me gatim edhe me vendosjen e pemës edhe me mbledhjen e ndihmave”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.
Kryeministri Rama falënderoi gjimnazistët e “Ismail Qemalit” për kontributin vullnetarë që kanë dhënë këto ditë.
Kryeministri takoi edhe gjimnazistët që po luanin basketboll në oborrin e shkollës ku vuri re se mungonte rrjeta e basketbollit. Ai kërkoi nga drejtoresha e gjimnazit që të vihej rrjeta e basketbollit, “pasi nuk luhet dot basketboll pa rrjetë. Nesër në mëngjes më çoni fotografinë që është rrjeta këtu”, u tha Rama gjimnazistëve që po luanin./atsh
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/487578175441275/?t=0