Loading...

Rama: Mos të përhapet panik për banesat pa u vlerësuar dëmet

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, se nuk duhet përhapur panik pa u vlerësuar dëmet dhe të pritet raporti i vlerësimit që po përgatitet nga ekspertë të huaj.

“Apeli im është që mos ta çorodisim miletin me mure të krisur dhe të çara sidomos e atyre të brendshme është pa lidhje me rrezikshmërinë e godinës. Rrezikshmërinë e godinës e përcakton shkalla e integritet të strukturës së saj”, u shpreh Rama.

Ai tha më tej se “ekipi francez që është ekipi më i mirë në në botë, sapo mbërritën shkuan e panë Ambasadën franceze ku jetojnë edhe shqiptarë. Brenda në të gjitha muret kishte çarje, plasaritje dhe thanë që kjo godinë është në rregull. Kjo godinë kërkon riparim por zero nga rrezikshmëria pasi struktura është e pacënuar. Prandaj nuk duhet të shohim sipërfaqen”, tha Rama.

Edhe sa i përket panikut që u krijua në Spitalin e Durrësit për shkak të një çarje në mure, Rama tha se pasi u inspektua me një riparim, godina është në rregull. Por kjo nu është gjëja që do të lehtësojë njerëzit. Për këtë arsye kemi marrë të huajt, jo vetëm për garanci teknike, të mbulojmë me shpejtësi volumin e pamatë të godinave që njerëzit kërkojnë të verifikojnë si edhe të kemi 4 sy, në ato formulare të jetë syri i ekspertizës shqiptarë dhe ndërkombëtare”./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com