Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm fjalët e filozofit të lashtë grek, Sokrati në rubrikën “Fjalët e Çmuara” që vijnë si një apel në lidhje me shpifjen.
“Shpifjet nuk janë vetëm djallëzore në vetvete, po infektojnë shpirtin me djallëzi”, citon Sokratin Kryeministrin Rama në rubrikën e tij “Fjalët e Çmuara”.
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë këto fjalë pas debatit që ngjalli miratimi në Kuvend i paketës anti-shpifje.
Këto javë Kryeministri gjithashtu ka vijuar apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore./atsh