Loading...

Programi i rindërtimit, Rama: Brenda qershorit 2020 shtëpi të reja për të prekurit në zonat rurale, në 2021 finalizojmë projektet për të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë të shtunën një videomesazh për qytetarët lidhur me menaxhimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

“Miqtë e mi, besoj kemi bërë më të mirën deri në këtë moment, edhe pse e mira nuk ka fund, dhe me siguri ka pasur edhe plot të meta e gabime ndoshta në këtë rrugë, për të kapërcyer një mal të madhe hallesh imediate, që duheshin e duhen adresuar me shpejtësi. Ama kemi sistemuar në kohë rekord mijëra e mijëra njerëz, që nga hotelet me 4 e 5 yje, e deri në shtëpitë e apartamentet me qira. Kemi sistemuar dhe vazhdojmë të sistemojmë mijëra të tjerë në çadra dimërore pranë banesave të tyre të dëmtuara në zonën e fshatit, nga ku me të drejtë ata nuk duan të lëvizin.

“Kemi angazhuar qindra qindra inxhinierë e specialistë, vendas dhe të huaj, për të inspektuar dhe përcaktuar shkallën e dëmeve. Kemi nisur punën për rindërtimin në bashkëpunim me organizatat solidare me njerëzit në nevojë, me Elvisin, me Arbrin e Marinin për shtëpitë në fshat, dhe me arkitektë të huaj dhe vendas për planet e rindërtimit të Durrësit, Shijakut, Krujës, Fushë-Krujës, Laçit dhe për ndërhyrjen tërësore në Thumanë, ku do të përqendrohet për një model shembull rilindjeje, apo për ndërhyrje të nevojshme në Kavajë, ose deri në Lezhë. Kemi sensibilizuar komunitetin ndërkombëtar me shumë shpejtësi, duke arritur të krijojmë bindjen e liderëve europianë për domosdoshmërinë e një konference donatorësh, të cilën me vendim të KE është tashmë e vendosur do ta mbajmë në Tiranë, mes fundit të janarit dhe shkurtit, por në varësi të raportit përfundimtar të dëmeve. Raporti po shkruhet në bashkëpunim me ekspertë të BE dhe OKB të specializuar në këtë aspekt. Nuk do të jetë e lehtë t’i bëjmë gjërat shumë mirë dhe shumë shpejt, në mënyrë që brenda vitit 2020 askush të mos mbetet pa perspektivën e qartë dhe konkrete.

“Qëllimi im është që brenda vitit 2020 të gjithë banorët e fshatit që kanë humbur shtëpinë ta gëzojnë vitin e ri në shtëpi të re, shumë të bukur, të fortë dhe patjetër me kushte shumë më të mira se ajo që kishin. Ndërsa brenda qershorit 2021 të gjithë banorët që kanë humbur shtëpinë në qytete dhe që nuk mund të kthehen, për shkak se nuk kanë mundësi rindërtimi, të jenë në apartamente të reja. Shembullore pra, për ambicien tonë, për Shqipërinë që duam”, tha kryeministri Rama./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com