Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama dha detaje lidhur me planin e planin e rindërtimit në zonat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama ka theksuar se do të ndërtohen lagje të reja, nje në Durrës, tre në Tiranë dhe një në Laç.
Sa per afatet ai ka theksuar se brenda pranveres duhet te jene te hapura te gjitha kantieret e rindertimit, nderkohe qe ai ne Laë duhet te nis menjehere.
“Në Durrës do të bëjmë një lagje të re, do të jemi shumë të kujdesshëm në pikat ku janë krijuar hapësira për shkak të shembjeve, po të jenë hapësira që të shihen si potencial për zhvillimin e qytetit edhe me parqet e kujtesës për cfarë ndodhi, dhe me infrastrukturën sociale për cfarë ndodhi”– tha Rama.
Sipas Ramës, në Tiranë tanimë është e qartë se duhet një ndërhyrje e fortë në Kombinat.
“Prishje e gjithë godinave problematike dhe ndërtimi i një blloku të ri banesash për të akomoduar gjithë ata njerëz që do të humbasin shtëpinë aty me parametra krejt të tjera. Një pikë të 5 maji, pranë lumit është një zonë ku ne mund të bëjmë spostime se pjesët më të prekura brenda qytetit janë kombinati dhe zona e njësisë 4, por mund të bëjmë spostime pa iu spostuar jetën në të njëjtën hapësirë gjeografike. Dhe një tjetër në ish Uzina e Autrotraktorëve, më e vogël, por e nevojshme”– deklaroi kryeministri.
Kryeministri theksoi se “këto janë tre pikat që plotësojnë nevojat dhe krijojnë hapësirën për programin e rindërtimit me objektiv afatmesëm 10 mijë apartamente dhe afatshkurtër, 12-18 muaj, 5 mijë apartamente, pa llogaritur infrastrukturën”.