Lorenzo Pellegrini pritet të rinovojë kontratën me “Romën” deri në vitin 2024.
Forma e mirë e futbollistit ka bërë që Pellegrini të jetë në qendër të projektit të Romës. Drejtuesit verdhekuq, duke nisur nga rëndësia e italianit në skuadrën kryeqytetase kanë refuzuar të gjitha ofertat e ardhura në drejtim të mesfushorit, i cili tashmë do të rinovojë për ta lidhur të ardhmen me klubin verdhekuq.
Drejtori sportiv, Petracchi i ka bërë ofertë 23-vjeçarit për zgjatjen e kontratës deri në 2024-ën me pagë të përmirësuar në 3 milionë euro e gjithashtu duke hequr klauzolën e largimit prej 30 milionë euro. Tashmë nuk priten surpriza për rinovimin pasi edhe lojtari italian ndihet mirë me Fonsecën ku po e tregon gjithnjë e më shumë se meriton të jetë një mes kapitenëve dhe liderëve të skuadrës. Tashmë pritet vetëm firma mbi kontratën e re mes Pellegrinit dhe “Romës”./atsh