Loading...

Padia e Metës, Dvorani në Prokurori: Ligji, i barabartë për të gjithë

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani u paraqit sot në prokurorinë e Tiranës ku dha dëshminë e tij në lidhje me kallëzimin e bëra nga presidenti Ilir Meta

Presidenti Meta ka paditur Dvoranin me akuzën për shpërdorim detyre dhe ‘përvetësim të kompetencave në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese.

Dvorani tha se e ka shpjeguar mendimin e tij. “Por, kjo nuk ka rëndësi se çfarë mendoj unë, madje unë them se nuk ka rëndësi çfarë thotë presidenti. Për këtë situatë është prokuroria që do të bëjë hetimin, do bëjë verifikimin dhe në përputhje me ligjin do ta gjykojë dhe vlerësojë dhe më pas gjykata do shprehet”, theksoi.

Në lidhje me pretendimin e presidentit për sa i përket posedimit të disa videove kompromentuese, Dvorani tha se “Nuk mund të flas me detaje, hetimi zhvillohet në këtë godinë, as në TV, as në gazeta”.

“Këtu kam bërë gjithë shpjegimet e hollësishme. Institucionet, funksionarët kushtetues e publik nuk i shtojnë dhe nuk është e mira t’i shtrojnë me produkte artistike me filma me me serial të shkurtër të gjatë, por çështje ligjore institucionale”, tha Dvorani.

“Nëse kjo ndodh, ligji është i qartë se nëse anëtari është në ndjekje penale, ai pezullohet nga funksioni. Prokurorët janë duke kryer verifikimet, sigurisht s’kam asnjë autoritet dhe mundësi të bllokoj hetimin. Kam dhënë shpjegim dhe janë prokurorët ata që do e vlerësojnë dhe ata duhet të mbrojnë ato prova shkresore që i quajnë të nevojshme. Nuk jam këtu të deklaroj këshilla, rekomandime. Kjo është e pakuptimtë në një shtet të së drejtës. Në Shqipëri, duhet të mësoheni të gjithë se ligji është i barabartë për të gjithë. Nuk ka arsye të dal e të them se erdha te prokurori. Nuk ka asgjë për t’u mburrur. Ky është detyrim”, tha ai. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com