Policia italiane dhe ajo greke kanë filluar një operacion të përbashkët në orët e para të mëngjesit për të çmontuar një unazë të trafikantëve migrantë të përfshirë në transportin e paligjshëm të migrantëve që nga Greqia u drejtoheshin brigjeve të Salentos, në jug të Italisë.
Mediet italiane kanë raportuar se janë lëshuar gjithsej 13 mandatarreste, shtatë në Itali dhe gjashtë në Greqi, ndërsa në operacionin policor përfshihen edhe Europol dhe departamenti italian i antimafies.
Policia thekson se organizata që trafikonte migrantë drejt Italisë, kërkonte minimumi 6 000 euro për çdo migrant./ atsh