Loading...

Nis shpërndarja e shpërblimit të pensionistëve për festat e Fundvitit, ISSH: Nuk humbet nëse nuk tërhiqet brenda dhjetorit

Instituti i Sigurimeve Shoqërore nisi sot shpërndarjen e shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2019, i cili është në masën 3, 000 (tre mijë) lekë për çdo pensionist.

Zyrat Postare të shpërndarjes së pensioneve, duke filluar nga sot, pavarësisht se kjo datë është festë zyrtare, deri më 31.12.2019 do të kryejnë pagesat e pensioneve dhe shpërndarjen e shpërblimit të fundvitit 2019.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ky shpërblim nuk humbet dhe nëse nuk tërhiqet brenda vitit 2019.

Pagesat do të kryhen sipas grafikut të mëposhtëm:

në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-5 dhjetor;
në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor;
në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor;
në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14-16 dhjetor;
në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-20 dhjetor;
në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 21-24 dhjetor, si dhe raste që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com