Presidenti Ilir Meta shpalli sot listën e kandidatëve për vendin e Besnik Muçit, në Gjykatën Kushtetuese.
Presidenti Meta publikoi sot listën e personave që kanë aplikuar, pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e parakohshme”, e krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, Besnik Muçi, procedurë kjo e rishpallur me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019.
Meta tha se për këtë vend kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:
1. Altin Binaj
2. Artan Spahiu
3. Dedë Kasneci
4. Eugen Papandile
5. Gentian Mete
6. Sergjio Mazreku
7. Sinan Tafaj
8. Sonila Bejtja
9. Shaqir Hasanaj
10. Zhaklina Peto
Meta tha se lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar do të përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit./atsh