Loading...

Meta përshëndet miratimin i ligjit për simbolet kombëtare nga Mali i Zi

Presidenti Ilir Meta përshëndeti pasditen e sotme miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare.

“Përshëndes miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare”, u shpreh Meta.

“Ky ligj, që priste miratimin që prej vitit 2017 u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare. Një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtës”, shprehet ai.

Po ashtu Meta përgëzoi “jo vetëm partive politike shqiptare por të gjitha institicionet në Malin e Zi që kontribuuan në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com