Loading...

Mesazhi i papë Françeskut për Krishtlindje: Bëni mirë edhe nëse të tjerët nuk tregohen të mirë me ju

Natën e vigjiljes së Krishtlindjes papë Françesku vlerërsoi virtytin altruist të bamirësisë së krishterë, ndërsa drejtoi meshën e Krishtlindjes në bazilikën e Shën Pjetrit.

Kjo meshë është një nga ceremonitë më të rëndësishme në liturgjinë katolike, që shënon lindjen e Jezu Krishtit. Disa mijëra njerëz u mblodhën në bazilikën dhe sheshin e Shën Pjetrit për ta ndjekur.

“Le të mos presim që fqinjët tanë të jenë të mirë para se t’u bëjmë mirë atyre, që kisha të jetë e përkryer para se ta duam atë, që të tjerët të na respektojnë para se t’u shërbejmë,” predikoi papë Françesku.

“Të udhëheqim jetën si dhuratë për të tjerët, është mënyra më e mirë për të ndryshuar botën, dhe të falënderojmë Zotin për mënyrën sesi ai i do të gjithë, madje edhe më të keqen tonë”, theksoi papa.

“Sa shpesh mendojmë se Zoti është i mirë, nëse ne jemi të mirë dhe na ndëshkon nëse jemi të ligj. Megjithatë Ai nuk është kështu. Ai vazhdon të na dojë për të gjitha mëkatet tona”, shtoi papa.

Kjo ishte vigjilja e shtatë e Krishtlindjes për papë Françeskun, i cili u zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë në vitin 2013. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com