Loading...

Merkel viziton për herë të parë Aushvicin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të shkojë për herë të parë në Aushvic, një vizitë shumë simbolike në këtë ish-kamp nazist, krijuar më shumë se çdo gjë tjetër, për shfarosjen e hebrenjve, ndërkohë që Gjermania është alarmuar për një ringjallje të antisemitizmit.

Kancelarja është drejtuesja e parë e një qeverie gjermane që zhvillon një vizitë në ish-kampin e përqendrimit, që ndodhet në Poloninë aktuale, që prej rreth një çerek shekulli.

Ajo do ta bëjë këtë në prag të ceremonive përkujtimore për 75-vjetorin e çlirimit të Aushvicit në janar 1945.

”Kjo vizitë është një sinjal shumë i rëndësishëm interesi dhe solidariteti në këto kohë kur të mbijetuarit e Aushvicit janë viktima të fyerjeve antisemite dhe e-maileve të urrejtjes”, theksoi zëvendëspresidenti i ekzekutivit të Komitetit Ndërkombëtar të Auschwitz, Christoph Heubner.

Kjo vizitë ndodh gjithashtu në momentin kur dëshmitë e fundit, të njohura dhe më pak të njohura, po zhduken, si francezja Simone Veil e cila vdiq në vitin 2017, apo amerikani, Elie Wiesel, i cili vdiq në vitin 2016.

Të dy ishin deportuar në këtë kamp ku u vranë rreth 1,1 milionë persona në vitet 1940-1945, pjesa më e madhe në ditën e mbërritjes së tyre.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila iu përgjigj një ftese të fondacionit ”Auschwitz”, do të shoqërohet nga homologu polak, Mateusz Morawiecki, një i mbijetuar dhe përfaqësues i komunitetit hebre.

Ajo do të kapërcejë portën hyrëse e tejkaluar nga slogani i rrezikshëm i nazistëve “Arbeit macht frei” (”Puna të bën të lirë”) para se të mbajnë një minutë heshtje para Murit të Vdekjes, ku u vranë mijëra të ndaluar./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com