Loading...

Mblidhte fonde nen emrin e “Rilindjes”, gjykata lë në burg 30-vjeçarin

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për 30-vjeçarin Arian Meli.

Ky shtetas u arrestua pak ditë më parë, pasi nëpërmjet rrjetit Facebook, hapi një faqe me emrin “Rilindja” për të grumbulluar para për të dëmtuarit nga tërmeti.

“Ky shtetas, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka hapur një llogari me emrin “Rilindje”.

Në këtë faqe, ky shtetas, ka postuar një status në emër të Kryeministrit, duke u bërë thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie, të cilat ky shtetas i kishte publikuar në këtë status.

Theksojmë faktin se numrat e llogarisë ishin llogari private të këtij shtetasi dhe se gjatë kësaj kohe të shkurtër qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e këtij mashtrimi duke bërë derdhje shumash të ndryshme.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie.”– njoftonte policia.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com