Më shumë se 1500 fëmijë po marrin kujdesin e duhur psiko-social nga 300 psikologë dhe punonjës socialë në pikat e emergjencës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se fëmijëve po marrin përkujdesje të veçantë.
“Forca më e madhe për t’u ringritur nga kjo fatkeqësi natyrore janë fëmijët ndaj po garantojmë shërbime psiko-sociale për çdo fëmijë në hotele dhe pikat e emergjencës, ku janë strehuar familjet e mbetura pa strehë nga tërmeti.Nën koordinimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Shërbimit Social, me mbështetjen e pakursyer të organizatave partnere, 150 po argëtohen me aktivitete të ndryshme në hotel Rafaelo, me shpresën për të lënë pas sa më parë pasojat e tërmetit! Më shumë se 1500 fëmijë po marrin kujdesin e duhur psiko-social nga 300 psikologë dhe punonjës socialë në pikat e emergjencës”, -informon ministrja.?atsh