Loading...

Leo Messi është fituesi i “Topit të Artë”

Leo Messi është fituesi i “Topit të Artë”. Sulmuesi argjentinas e fiton për herë të 6-të këtë trofe.

Në Paris është duke u zhvilluar ceremonia e Topit të Artë 2019, organizuar nga France Football. Çmimi individual më i kërkuar nga yjet e futbollit është pikërisht Topi i Artë. Është ky çmimi që përcakton lojtarin më të mirë të sezonit.

Përveç Topit të Artë për meshkuj do të jepen si për femrat, portierët apo dhe të rinjtë, i quajtur trofeu Kopa. Trofeu “Kopa” për të rinj u fituar nga De Ligt, qendërmbrojtësi i Juventusit.

Çmimi “Yashine Trophy” do të jepet për herë të parë këtë edicion dhe fituesi shpallet Alisso Becker, ndërsa “Topi i Artë” për femra u fitua nga Megan Rapinoe.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com