Loading...

Lëkundje tërmet në vend, ja ku ishte epiqëndra

Një tjetër lëkundje është shënuar mëngjesin e sotëm në vend. Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Europiane të Sizmiologjisë, një tërmet me magnitudë 3.7 goditi në orën 7:44. Epiqendra ishte në Adriatik, 30 km nga Lezha dhe 52 km nga Tirana, ndërsa thellësia llogaritet 10 km.

Raportohet se tërmeti është ndjerë deri në 30 km nga epiqendra.

Pas tërmetit të 26 Nëntorit me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter, në vend janë shënuar qindra paslëkundje. Sizmologët kanë shpjeguar se bëhet fjalë për një proces normal. Sipas ekspertëve, lëkundjet mund të vijojnë edhe më muaj, megjithatë fuqia e tyre pritet të vijë në ulje.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com