Loading...

Krijimi i SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, Gjonaj: Datë e rëndësishme drejt forcimit të shtetit ligjor

Sot një vit pas krijimit të KLGJ dhe KLP, SPAK dhe Gjykata e Posaçme nisën punën.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj thekson se “kjo shënon një tjetër datë të rëndësishme në rrugëtimin tonë drejt forcimit të shtetit ligjor”.

“Në këto ditë, teksa shënohet 1 vit kalendarik nga ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duket se ka kaluar më shumë kohë duke pasur parasysh sfidat dhe rezultatet domethënëse gjatë këtij harku kohor për konsolidimin dhe fuqizimin e të gjithë mekanizmave që po çojnë përpara reformën në drejtësi”, shprehet Gjonaj.

“Inkurajoj jo vetëm titullarët dhe anëtarët e institucioneve te reja, por të gjithë ata që punojnë dhe kontribuojnë mbi përmbushjen e objektivave për zbatimin e reformës në drejtësi”, thekson Gjonaj.

Gjonaj shpreh mirënjohje partnerëve ndërkombëtarë, të cilët thekson ajo, “na kanë mbështetur hap pas hapi në të gjitha fazat implementuese të reformës në drejtësi”.

“Puna vazhdon, për Drejtësinë që duam. Shqipërinë që duam”, përfundon ministrja Gjonaj.atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com