Kancelarja gjermane, Angela Merkel, viziton sot për herë të parë ish-kampin e Auschwitz-it, një vizitë kjo simbolike, në një kohë kur antisemitizmi po rishfaqet dhe zhdukja e dëshmitarëve po ndërlikon transmetimin e kujtimeve.
Në prag të kësaj vizite, e para e një udhëheqëseje të qeverisë gjermane prej afro një çerek shekulli, Angela Merkel njoftoi se i kishte akorduar 60 milionë euro Fondacionit Auschwitz-Birkenau për mirëmbajtjen e këtij vendi, ku u vranë 1,1 milionë njerëz mes viteve 1940-1945.
Kancelarja e zhvillon këtë vizitë pak përpara 75-vjetorit të çlirimit të Auschwitz-it nga Ushtria e Kuqe, më 27 janar 1945.
Ajo do të shoqërohet nga homologu i saj polak Mateusz Morawiecki, një i mbijetuar dhe përfaqësues i komunitetit hebre./atsh