Këngëtarja e grupit suedez “Roxette”, Marie Fredriksson, zëri i këngëve shumë të njohura “It must have been love” dhe “The look” ndërroi jetë dje si pasojë e kancerit, njoftoi sot menaxheri i saj.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë se Marie Fredriksson, e grupit “Roxette” u shua mëngjesin e 9 dhjetorit, pas një beteje të gjatë 17-vjeçare me kancerin”, deklaroi Zyra Menaxheriale “Dimberg Jernberg”.
Marie Fredriksson, 61 vjeçe, kurohej që prej vitit 2002 nga një tumor cerebral.
Në vitin 2013, ajo shpjegonte se, për shkak të sëmundjes, i ishte dashur të mësonte, të fliste e të këndonte nga fillimi.
I formuar në vitin 1986 nga Marie Fredriksson dhe kitaristi Per Gessle, grupi “Roxette” ka shitur afërsisht 80 milionë albume, duke iu shtuar listës së grupeve suedeze me famë botërore, si “ABBA”, “Ace of Base”, “The Cardigans” ose “Europe”./atsh