Loading...

Dëmet nga tërmeti – Banka Botërore e gatshme të mbështesë në rindërtimin e vendit

Banka Botërore shprehet e gatshme të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e vendit, nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

“Thellësisht të trishtuar për humbjen e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, Zyra e Bankës Botërore në Shqipëri është e gatshme të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për rimëkëmbje dhe rindërtim”, citon Banka Botërore.

Banka Botërore grupon dy institucione ndërkombëtare (Bankën ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim (BIRD) dhe Shoqatën ndërkombëtare të zhvillimit (IDA), të krijuara për të luftuar varfërinë duke dhënë ndihma, financime dhe këshilla për shtetet që janë në vështirësi. Grupi i Bankës Botërore është në vetvehte i përbërë prej pesë institucioneve. Selia e saj është në Washington.

Roli i BB kryesisht është orjentuar drejt vendeve në rrugën e zhvillimit dhe në veçanti të vendeve më pak të zhvilluara, në drejtimet si edukimi, bujqësia industria, shëndetësia, etj.

BB mbështet Shqipërinë në rrugën e zhvillimit ekonomik që prej vitit 1992./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com