Loading...

De Biasi fushatë sensibilizimi në Itali për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

De Biasi është bërë promotor i një fushate në Itali në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, De Biasi ka dhënë një mesazh sensibilizues, ku thekson se, “në 14 dhjetor miqtë e mi organizojnë një aktivitet çiklistik për mbledhje fondesh, që do i vijnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. Ju ftoj të marrim pjesë të gjithë, të shumtë në numër. Edhe ne mund të japim ndihmën tonë. Forca Shqipëri”.

Gianni de Biasi mbetet një idhull i tifozerisë shqiptare, pasi është trajneri i parë dhe i vetëm i cili arriti të kualifikojë ekipin përfaqësues në një aktivitet si “Euro 2016”./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com