Loading...

Bundestagu gjerman pritet të akordojë ndihmën financiare të radhës për Shqipërinë

Tërmeti që goditi rëndë vendin tonë solli edhe një solidarizim nga vende të ndryshme anembanë botës, e sidomos nga vendet partnere të Shqipërisë. Së fundmi, edhe Bundestagu gjerman ka shprehur mbështetjen e tij në këtë kohë të vështirë për vendin tonë. Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, në legjislaturën e fundit, Gesine Lotzsch, ka deklaruar se do të shikohet së shpejti mundësia e një ndihme financiare nga buxheti gjerman për të prekurit nga tërmeti në vendin tonë.

“Një tjetër mike e mirë e Shqipërisë të cilën patëm rast ta takonim këtu në Bundestag, parlamentin gjerman, Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, në legjislaturën e fundit, Gesine Lotzsch, e cila na premtoi se do të bënte çdo përpjekje që nga buxheti i shtetit të saj të mund të na akordohej një ndihmë e plotë, për të gjithë të prekurit nga tërmeti,” shprehet deputetja Ermonela Felaj.

Ajo shton se e gjithë kjo mbështetje e bën edhe më përgjegjëse qeverinë në përballimin e situatës dhe të pasojave të saj.

“Solidaritetin po e konstatojmë gjithandej dhe kjo duhet të na bëjë sigurisht më përgjegjës në gjithë punën që është duke u kryer për përballimin e pasojave, punë e cila duhet të përmbyllet përveçse me sukses,” deklaroi Felaj. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com