Loading...

Basha inspekton në Borizanë: “Koha nuk pret, të bëhen vlerësimet e banesave”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi takimet sot me banorët e prekur nga tërmeti në Borizan, nga ku ka kërkuar që të bëhen me urgjencë vlerësimet e banesave të dëmtuar nga tërmeti.

Sipas Bashës, banorët janë lënë jashtë vëmendjes dhe në këtë zone asnjë inxhinier dhe asnjë ekspert nuk ka shkruar për të parë situatën e rëndë.

“Ata që kanë mbetur jashtë vëmendjes janë shumë. Ne Borizanë pak kilometra larg Thumanës, banorët që u janë dëmtuar shtëpitë kane fjetur prej 1 jave nën streha plastmasi. Familjet e dëmtuara presin vlerësimin e banesave nga ekspertë dhe inxhinierë por deri më sot askush nuk ka ardhur. Më thanë se po detyrohen të marrin borxhe sepse shteti nuk po kujtohet t’u vije në ndihmë dhe nuk kanë ku të shkojnë”, tha ai.

Po ashtu, Basha falënderoi kontribuesit dhe donatorët që, sipas tij, janë te vetmit që kanë shpërndarë ndihma në këtë zonë. “U bëj thirrje për shtimin me urgjencë të grupeve të vlerësimit në terren me qellim përmbylljen sa më parë të vlerësimit profesional të gjendjes së banesave. Koha nuk pret!”, tha ai. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com