Loading...

Banesa individuale antisizmike nga Turqia

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit se, është momenti që mund të fillohet me riparime, me banesa individuale, ndërkohë që po bëjmë plane për rindërtimet e mëdha.

“Për banesat individuale kam folur dhe me Elvisin, dhe me Arbrin. Kemi bërë një diskutim në Turqi dje. Ata kanë një superindustri të banesave individuale, antisizmike, ekologjike, që janë super të sigurta, superstabël. Nuk kanë asnjë lloj rreziku dhe mbi të gjitha janë shumë komode, me materiale të qëndrueshme që përdoren masivisht sot, jo thjesht në rastet ku ka pastërmet, por masivisht sot në zonat rurale apo periferi të qyteteve për banesat individuale”, – theksoi Rama.

“Kemi kontaktuar me kompanitë, do të garantojmë deri pasnesër një sërë takimesh aty ku do të mund të kontaktojmë vetë, dhe të shohim të negociojmë për të marrë çmimet më të mira dhe për të marrë një masë kritike banesash, sa i përket kërkesës së banesave individuale në zonën e fshatit”, – u shpreh Kryeministri.

“Janë superbanesa që bëjnë ndryshim të madh cilësor të jetës së qytetarëve. Plus na bëjnë racionalizim forcash. Se qindra e mijëra banesa individuale me grupe, me llaç e mistri e historira është shumë më e komplikuar, shumë më pak e besueshme si praktikë dhe shumë më e avashtë faktikisht. Se duhen forca pune pafund, kompani pafund, inxhinierë pafund. Kështu që besoj se do ta zgjidhim shumë mirë këtë gjë”, – tha Rama./atsh