Loading...

Arrestohen 330 persona në një operacion kundër “Ndrangheta”-s

Policia italiane deklaroi sot se kishte arrestuar 330 persona duke përfshirë disa në Zvicër, Gjermani dhe Bullgari, gjatë një operacioni të madh që synonte “Ndrangheta”-n.

Grupi mafioz “Ndrangheta”, me origjinë nga Kalabria në Italinë e Jugut, besohet të jetë rrjeti më i fuqishëm i krimit të organizuar në botë dhe kontrabanda kryesore e kokainës në Europë.

“U burgosën rreth 260 persona dhe 70 të tjerë u vendosën nën arrest shtëpie”, deklaruan karabinierët, duke shtuar se katër persona të tjerë u ndaluan nga qytetet e tyre të banimit.

Të dyshuarit po përballen me akuza lidhur me përfshirjen në shoqata mafioze, vrasje, zhvatje, trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe mashtrim.

Sulmi i policisë shënjestroi grupet e “Ndrangheta”-s në provincën Vibo Valentia në Kalabri dhe zbuloi lidhjet e tyre me sipërmarrësit vendas, nëpunësit civilë, politikanët dhe zyrtarët e policisë.

Në operacion, ku morën pjesë më shumë se 2 500 karabinierë, u sekuestruan asete me vlerë 15 milion euro nga të dyshuarit. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com