Loading...

Anëtarët e familjes Lala zhvendosen në Tiranë/Rama: Të mbijetuarit nisin të kapërcejnë pragun e shtëpive të reja

Ka një kohë për atë që iku dhe ka një kohë për atë që vjen. Të mbijetuarit nisin të kapërcejnë pragun e shtëpive të reja”, shprehet Kryeministri Edi Rama duke bërë të ditur se anëtarët e familjes Lala që humbën familjarët e tyre, janë zhvendosur në Tiranë duke u akomoduar në një apartament në Shkozë.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me banorët e tjerë të zonës mikpritën mbrëmjen e sotme me duartrokitje vëllezërit dhe motrat e familjes Lala, ku tetë antëtarë të saj humbën jetën nga tërmeti i së martes. “Kjo është shtëpia juaj tani. Keni tre shtëpi në këtë apartament” u tha Rama.

Rama ka deklaruar se “deri maksimumi në 15 dhjetor të gjithë do të jenë në shtëpi të re me:

• 1 milionë lekē të reja në dorë

• Trajtim të posaçëm shtetëror 100 mijë lekë të reja në muaj, për gjithë jetën atyre që kanë mbetur fillikat

• Pension të posaçëm shtetëror të moshuarve 60 mijë lekë të reja në muaj

• Bursë 15 mijë lekë në muaj nxënësve e studentëve deri në fund të studimeve

• Aty ku humbën jetën ata që ikën dhe prej ku iku kush mbeti i gjallë do të ndërtojmë një çerdhe

“”Zoti na ndihmoftë t’u lehtësojmë peshën e paimagjinueshme të humbjeve të tyre dhe na faltë për çka pa dashjen tonë mund u kemi lënë mangut”, shprehet Kryeministri Rama./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com