Loading...

9-mujori 2019/ 810 milionë euro hyrje, 7.3% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë

Ministrja e Financave, Anila Denaj mori pjesë sot në konferencën e përbashkët me OCED-në dhe UCCIAL mbi potencialin e rritjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku ajo ka njohur kolegët nga rajoni për hapat që ka bërë Shqipëria në funksion të tërheqjes së investimeve të huaja.

“Për 9 mujorin e 2019 në Shqipëri ka hyrje 810 mln Euro, 7.3% më shumë se e njëjta periudhe në 2018”, theksoi Denaj.

“Qeveria është e angazhuar që përmes ligjit të ri të investimeve, lehtësive fiskale, reformës së derregullimit dhe investimit në burimet njerëzore të tërheqë më tej vëmendjen e investitorëve të huaj”, nënvizoi ajo.

“Njëkohësisht nëse flasim me gjuhën e përbashkët të tregut rajonal, Ballkani Perëndimor mund të shikohet jo më si një treg i fragmentarizuar por si një hapësirë e përbashkët ekonomike me një potencial shfrytëzimi konsumi për 18 milionë banorë”, theksoi ministrja e Financave, Anila Denaj. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com