Për të dytin vit radhazi Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, me rastin e 25 Nëntorit, ditës së shpalljes nga UNESCO të Isopolifonisë shqiptare “Kryevepër e Trashëgimisë Shpirtërore të Njerëzimit”, organizoi takimin kulturor “Rini & Polifoni”.
Në këtë aktivitet morën pjesë grupe polifonike dhe grupe vallesh nga disa shkolla të mesme dhe 9-vjeçare të bashkive Vlorë e Selenicë. U dalluan për performancën e lartë shkollat “Pavarësia”, “Jani Minga”, “Mynir Xhindi”, Vllahinë, “Mustafa Q. Ataturk” e ” Muço Delo”.
Në fund përshëndetën dhe ndanë certifikatat përkatëse drejtori i DRTK Vlorë, Orgest Feimi, si dhe Drejtori i Qendrës kombëtare të Veprimtarive Folkorike, Niko Kotherja.
Një veprimtari mbresëlënëse e të rinjve shkollorë vlonjatë dhe një mesazh kuptimplotë në ditën e kryeveprës shpirtërore. /atsh