Qyteti bregdetar i Vlorës është solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i rënë mëngjesin e sotëm.
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, bëri të ditur se bizneset hoteliere kanë ofruar akomodim për familjet e prekura nga tërmeti.
Një sërë hotelesh të njohura në qytetin bregdetar do të ofrojnë ushqim dhe akomodim për familjet e prekura nga tërmeti, të cilat do të merren përsipër nga operatorët turistikë të Vlorës.
Ndërkohë që skuadra e zjarrfikëses së Vlorës janë në krye të aksionit në Durrës, në një nga objektet më të dëmtuara. /atsh