Nje 34 vjecar eshte gjetur i vdekur gjate oreve te para te mengjesit te sotem ne rruge.
34 vjecari i identifikuar me emrin Kreshnik Dashaj eshte derguar ne Morgun e spitalit rajonal te qytetit te Vlores.
Trupi mesohet se eshte gjetur i pajete ne lagjen 11 Janari ne Vlore ndersa policia ka nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen.
Njoftimi i policise Vlorë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pranë kupolës së avionave është gjetur i shtrirë në tokë i pajetë shtetasi K.D., 34 vjeç.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur nga ndonjë arrest kardiak pasi ka patur probleme me zemrën.