Loading...

Viktima pas një sulmi terrorist në Siri

Të paktën 15 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmit terrorist në rajonin Tel Abyad, në kufi me Turqinë.

Një sulm me autobombë ndodhi në qendrën e rajonit Tel Abyad, nga ku organizata terroriste YPG/PKK është tërhequr.

Si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën të paktën 15 civilë, përfshirë këtu edhe fëmijë, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur.

Të plagosurit u dërguan në spitalet e rajonit Akçakale të qytetit Sanliurfa në Turqi, ndërkohë që vazhdojnë shqetësimet se numri i të vrarëve mund të rritet.

Ushtria Kombëtare Siriane (SNA), mbërriti në rajon për shkak të mundësisë se sulmi mund të jetë kryer nga organizata terroriste YPG/PKK.

Pavarësisht marrëveshjes së arritur më 17 tetor mes Turqisë dhe SHBA-së për tërheqjen e organizatës terroriste YPG/PKK nga rajoni i operacionit “Burimi i Paqes”, organizata vazhdon sulmet e saj në rajonet Tal Abyad dhe Ras Al-Ayn, si dhe zonat përreth tyre. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com