Tërmeti që u shënua në mesnatë rezultoi fatal për dhjetëra persona të cilët ndërruan jetë dhe qindra të tjerë që mbetën të pl.agosur.
Por nuk mbaroi me kaq, pasi shtëpitë e qindra qytetarëve u shkatërruan plotësisht.
Për ti ardhur në ndihmë pikërisht banorëve të cilët kanë mbetur në qiell të hapur, Vasil Bedinaj, pronari i “Regina Group” ka vënë në dispozicion të gjithë njësitë akomoduese të hotelerisë për personat e prekur nga tërmetet.
Ai i ka bërë thirrje edhe biznesmenëve të tjerë të solidarizohen me bashkëkombasit dhe ta kalojnë së bashku këtë moment të vështirë, duke ndihmuar njëri-tjetrin.
“Miq, në këto orë të vështira për Shqipërinë duam t’ju gjendemi pranë bashkëqytetarëve të prekur.
Regina Group nga ky moment vë në dispozicion rrjetin e hoteleve të saj, për akomodim të familjeve të prekura.
Hotel Regina City, Florence, Al Hotel dhe Jerolda Hotel vihen në dispozicion të shtabit të energjencave. Vlora fatmirësisht është një vend i sigurt për akomodim në këtë moment.
Ftoj bizneset e qytetit të solidarizohen, vendi po kalon momente të vështira. Lutemi për Shqipërinë e solidarizohemi me dhimbjen e vëllezërve e motrave që luftuan për jetën, ata që ende luftojnë apo ata që humbën përballjen me natyrën”, shkruan Bedinaj në rrjetet sociale.