Loading...

Turizmi i vjeshtës, rreth 2 mijë turistë me kroçerën “MSCC Sinfonia” në Sarandë

Saranda me bukuritë e saj natyrore dhe pasuritë e shumta arkeologjike vijon të tërheqë turistët e huaj edhe gjatë vjeshtës.

Porti i Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “dje mbërriti kroçera ” “MSCC Sinfonia” me rreth 2 mijë turistë”, që vijnë nga vende si Portugalia, Anglia, Sllovakia, SHBA, Rumania, Zelanda e Re, Australia etj”.

Sipas portit, kroçera erdhi nga Santorini dhe më pas shkoi në portin e Dubrovnikut, Kroaci.
Turistët vizituan pikat turistike të Sarandës si parkun e Butrintit dhe Syrin e Kaltër.shkon ne Dubrovnik.

Në periudhën janar-gusht 2019 Sarandën e vizituan 1255 jahte turistike, si dhe 215 tragete turistike nga këto 31 tragete Cruises. Ndërsa në muajin tetor në muajin tetor të këtij viti kanë ardhur 75 jahte turistike dhe 6 kroçera.

Qyteti i Sarandës, njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Plazhi i Pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një Manastir, plazhi i Pasqyrave, i Ksamilit, etj, ofrojnë për turistët vendas e të huaj gjatë verës pushime mbresëlënëse.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçar./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com