Loading...

Tingujt e muzikës klasike dhe magjia e tyre nën interpretimin e violonçelistit Vlorent Xhafaj dhe dy muzikantëve nga Gjermania

Që prej antikitetit flauti konsiderohet si një instrument pothuajse magjik, që i jep krahë fantazisë dhe ka një efekt deri hipnotizues te njerëzit. Këtë efekt flauti shfaqi mbrëmjen e djeshme për publikun kryeqytetas në koncertin me muzikë dhome “Flauti Magjik”.

Në sallën “Tonin Harapi” të Liceut Artistik publiku shijoi tingujt e muzikës klasike nën interpretimin e mrekullueshëm të tre muzikantëve, dy nga Gjermania: Claudia Stein e Daniel Barenboim dhe violonçelistit shqiptar Vlorent Xhafaj.

Ata interpretuan për publikun variacione të Beethoven-it nga opera e Moxartit “Flauti Magjik”, Charles-Marie Widor dhe pjesë nga George Eenescu dhe Carl Maria von Weber.

Nën interpretimin e flautit, pianos dhe violonçelit këto pjesë nga muzika klasike botërore i dhuruan publikut magjinë dhe madhështinë që vetëm muzika klasike e bën.atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com