Loading...

TID Vlora/ Biznesi operon sipas Rregullores së Mobilimit Urban

Të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar apo bizneset e reja që duan të investojnë në zonën TID (Qendrën Historike të Vlorës), duhet të respektojnë Rregulloren e Mobilimit Urban, lidhur me tendat, çadrat, hapçsirat publike, reklamimin, modelin e tavolinave e karrigeve pçr hapësirat e jashtme,etj.

Pas përfundimit të fazës restauruese, investim i Bashkisë Vlorë, AADF (Albanian American Development Foundation) dhe Qeverisë shqiptare, TID Vlora ka nisur të zhvillohet sipas të gjitha aktiviteteve që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete për zhvillimin ekonomik të zonës TID (Qendra Historike e Vlores), për rijetëzimin, promovimin, ofrimin e aktiviteteve strategjike e administruese si dhe ruajtjen e elementëve tradicionalë të trashëgimisë kulturore të kësaj zone.

Qendra Historike e Vlorës, është një zonë me vlera të konsiderueshme historike për qytetin e Vlorës, me ndertesa të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit XX, duke përfshirë në të 13 ndërtesa monument kulture të kategorisë së parë si: Muzeun e Pavarësisë, rrugën e Hebrejve, Muzeun Etnografik, Klubin Labëria, Kullën e Sahatit, etj.

Ky projekt synon të rivitalizojë, ruajë dhe zgjerojë zonën historike, ta kthejë këtë zonë në një atraksion turistik për vendasit e të huajt, në një destinacion mundësish për biznes e turizëm./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com