Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon kontrollet për monitorimit për zbatimin e ligjit për garantimin e sigurisë ushqimore.
Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë shprehet se “gjatë javës së kaluar në vijim të zbatimit të planit vjetor të monitorimit për zbatimin e ligjit, verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për licencim, komunikimet me konsumatorët si edhe bizneset të cilat dita-ditës po i përgjigjen thirrjes së AKU për thellimin e bashkëpunimit të saj e të garantimit të sigurisë ushqimore në vend ka kryer një sërë kontrollesh dhe ka marrë masa ndaj subjekteve të cilët janë gjetur në shkelje të dispozitave ligjore.
Si rezultat i aksioneve, AKU sqaron se “janë kryer 170 kontrolle zyrtare tek Stabilimentet e Operatorit të Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve). Është vendosur 1 masë administrative “Gjobë” me vlerë totale 300.000 lekë, Janë vendosur 64 masa administrative “Paralajmërim” si dhe janë lënë detyra për plotësimin e mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve, janë marrë 23 mostra për kryerjen e analizave laboratorike, janë asgjësuar me kërkesë të subjektit 24,2 tonë produkte ushqimore të pasigurta për konsum me kërkesë të subjekteve (nënprodukte mishi, nënprodukte qumështi, çajra, kafe). Janë bllokuar 0.17 ton produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human”.
Po ashtu AKU shton se “Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit. Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me [email protected] “ShqipëriaqëDuam” | 08007575 (pa pagesë) | Tel:042254052”./atsh