Loading...

“Shqipëria punon tokën”, takimi i madh me Bujqësinë dhe prodhimet autoktone shqiptare

Panairi më i madh i bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit “Shqipëria punon tokën” do të zhvillohet në datat 16-17 Nëntor 2019, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ftoi sot gjithë qytetarët që të mos humbin këtë event, që promovon produktet shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën për të mos humbur takimin e madh për Bujqësinë, me njerëzit që çdo ditë punojnë tokën e që në datat 16-17 Nëntor do të jenë në Sheshin Skënderbej me produktet e tyre më të mira shqip, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Panairi i këtij viti vjen pas suksesit të vjetshëm, si eventi më i madh bujqësor dhe blegtoral në shkallë vendi, i cili sjellë aromën e prodhimit autokton shqiptar dhe më të mirën e industrisë së përpunimit ushqimor në vend.

Në këtë edicion pritet një pjesëmarrje me mbi 400 fermerë, sipërmarrës të agrobiznesit dhe 12 biznese agroturistike, që do të bëhen bashkë në Panairin “Shqipëria Punon Tokën” për të sjellë ‘aromën’ e prodhimit autokton shqiptar dhe më të mirën e industrisë së përpunimit ushqimor në vend.

Hapësira ekspozuese prej 23400 m2 në zemër të Tiranës do të kthehet në arenën më të madhe ekspozuese të produktit, traditës, muzikës dhe kulinarisë shqiptare, ku mjeshtrat e kuzhinës dhe restorantet, do të ofrojnë mundësinë e degustimit të recetave më të spikatura./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com