Loading...

Shqipëria barazim 2-2 me Andorën

Shqipëria ka barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Andorës, në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, në sfidën e parafundit të grupit H, të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.Golat e Balajt dhe Manajt nuk kanë mjaftuar për t’i dhënë trepikëshin skuadrës së drejtuar nga Reja, që u goditën dy herë nga Martinez shënoi.

Një barazim me shije jo të mirë për kombëtaren shqiptare të futbollit, e cila zhgënjen dhe në një sfidë të luajtur në shtëpi përballë një skuadre modeste si Andora. Djemtë e drejtuar nga Edison Reja treguan sërish brishtësi në fazën e mbrojtjes, ndërsa sulmit i mungojë cinizmi. Hera e fundit që Andorra shënonte në transfertë ishte 9 vite më parë në sfidën ndaj Irlandës e vlefshme për eliminatoret e Europianit të përfunduar me rezultatin 3-1 (7 shtator 2010).

Me këtë barazim Shqipëria ngjitet në kuotën e 13 pikëve, teksa Andora në kuotën e 4 pikëve. Grupi H udhëhiqet nga Franca me 22 pikë dhe Turqia 10 pikë, të kualifikuara në europianë dhe më pas vjen Islanda 16 pikë dhe në vendin e fundit është Moldavia 3 pikë.

Trajneri Reja nisi sfidën me rreshtimin karakteristik të tij 3-5-2, të gatshëm për t’u kthyer në një 5-3-2 në manovrën mbrojtëse ose 3-4-3 në manovrën sulmuese. Por, ende skuadra kombëtare shqiptare nuk duket e ambientuar me këtë rreshtim, duke lënë për të dëshiruar në kundrasulmet.

Kuqezinjtë e nisën me treshen: Gjimshiti, Ismaili dhe Veseli në mbrojtje. Në mesfushë, Ramadani organizator, i mbështetur nga dyshja, Memushaj e Ndoji, ndërsa në krah ishin dyshja, Trashi dhe Roshi. Sulmi iu besua dyshes, Manaj-Balaj.

Edhe pse ndeshja nisi me ritëm, Shqipëria nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në pjesën e parë ndaj Andorrës, ndonëse krijoi volum mjaft të lartë loje dhe raste. Kuqezinjtë gjetën shpejt golin, që u shënua nga Bekim Balaj, pas një krosimi të bukur nga Roshi, ndërsa më herët kishin shënuar edhe me Ndojin, por goli u anulua pasi topi kishte dalë më parë jashtë vijës. Megjithatë kur pritej që gjithçka të bëhej më e lehtë, futbollistët e Andorrës zhvilluan një aksion mjaft të bukur dhe të shpejtë dhe gjetën golin e barazimit me Martinezs në minutën e 18’, i cili u harrua i lirë në zonë nga Lorenc Trashi. Më pas kuqezinjtë tentuan të zhvendosin lojën në gjysmëfushën e Andorrës dhe ia dolën të krijojnë volum të lartë loje, por deri në fund të pjesës së parë, kërcënuan vetëm një herë rrezikshëm me Memushajn, gjuajtja e të cilit u grushtua nga portieri mik.

Në pjesën e dytë, ishin miqtë ato që befasuan, kur vetëm në minutën e 48’ shënuan dhe golin e avantazhit përmes Martinez. Pas këtij goli, të besuarit e Rejas u hodhën në sulm dhe gjetën barazimin menjëherë në minutën e 55’ përmes Manajt, që u asistua nga Roshi. Loja vijojë agresive dhe Reja tentoi të ndryshonte lojën duke futur në lojë Baren dhe Seferin, por pas sukses, pasi loja u mbyll në shifrat 2-2, duke i dhënë të dyja skuadrave nga vetëm 1 pikë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com