Në Meksiko është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për dhunën ndaj grave, deklaroi kryebashkiakja Claudia Sheinbaum.
Ajo shpreson se një hap radikal i tillë do e bëjë problemin më të dukshëm.
“Të gjithë në këtë qytet duhet të thonë NDAL”, shkroi ajo në një deklaratë.
Si pjesë e fushatës, ajo do të paraqesë një projektligj për krijimin e një regjistri publik të abuzuesve seksualë.
Sipas shifrave zyrtare, në nëntë muajt e parë të këtij viti, janë vrarë më shumë se 150 gra. Autoritetet deklarojnë se 40 prej viktimave u vranë enkas, sepse ishin gra.
“Numri i gjyqeve për përdhunim është rritur me 10% brenda një viti, por kjo edhe sepse qyteti ka punësuar avokate femra, për të këshilluar gratë dhe mbështetur ato t’i çojnë çështjet në gjykatë”, theksoi Sheinbaum. /atsh