Vijon puna intensive nga ekipet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen nga rrënojat të personave nga tërmeti në Durrës e Thumanë.
Ekipet e shpëtim-kërkimit kanë nxjerr nga rrënojat e tërmetit trupin e pa jetë të një tjetër shtetase në lagjen nr.17 në Durrës.
Ministrja e Mbrojtjes bën me dije se në orët e vona të mbrëmjes është nxjerrë nga rrënojat shtetësja Griselda Lala në lagjen nr 17 të Durrësit.
Deri tani sipas Ministrisë së Mbrojtjes numri i viktimave ka vajtur 31 në Durrës e Thumanë./atsh