Loading...

Shkëlqim Hoxha, ushtari që u kthye nga misioni në Afganistan dhe përloti nënën e tij

Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë i sapo kthyer nga misioni në Herat është rikthyer në Shqipëri.

Por me të shkelur në tokën mëmë, pas muajsh të tërë në misionin paqeruajtës të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Shkëlqimi ka vrapuar të takojë njeriun më të shtrenjtë, nënën e tij, e cila është përlotur sapo ka parë djalin e saj të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, ka publikuar videon prekëse të këtij takimi nënë e bir, moment rrënqethës jo vetëm për Forcat tona të Armatosura por në sytë e kujtdo që ka përjetuar një mall të tillë.

“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan. Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni,” shprehet ministrja Xhaçka.
Kontingjenti shqiptar nga batalioni i dytë i këmbësorisë shërben në Herat, Afganistan, në kuadër të misionit Resolute Support.

Forcat e Armatosura nisën operacionin e NATO “Resolute Support Mission” në Afganistan, për herë të parë në dhjetor të vitit 2016. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com