Roma e lashtë ishte një qytet i emigrantëve. Ajo ka qenë që nga fillimi një kryqëzim civilizimesh, me etni lindore, iraniane dhe ukrainase, të gjurmuara në profilin gjenetik të banorëve të saj të parë, falë analizës së ADN-së nga 29 site arkeologjike, që rindërtoi profilet e 12 000 vjetëve migrim.
Zbulimi, është kordinuar nga Alfredo Coppa, antropolog fizik i Universitetit Sapienza të Romës, Ron Pinhasi, antropolog nga Universiteti i Vjenës, dhe nga Jonathan Pritchard, gjenetist dhe biolog i Universitetit amerikan të Stanfordit.
“Për herë të parë një studim i një shtrirje kaq të gjerë zbatohet në kryeqytetin e një prej perandorive më të mëdha të antikitetit, Romës. Identifikimi është bërë falë të dhënave biologjike, të popullsive gjatë fuqizimit të Perandorisë Romake’’, theksuan autorët.
Të dhënat e analizave befasuan studiuesit, të cilët nuk prisnin të gjenin një diversitet kaq të gjerë gjenetik.
Rreth 8 000 vjet më parë, zona ku qyteti lindi ishte e populluar nga gjahtarë dhe më pas u pasurua nga prania e fermerëve të Lindjes së Mesme, Anadollit dhe Iranit.
ADN-të e zbuluara tregojnë edhe për popullsi nga stepat e Ukrainës./atsh