Loading...

Roma dhe Napoli, takim merkatoje për Hysajn

Roma e Napoli u përballën pasditen e djeshme dhe sfida përfundoi me fitoren e kryeqytetasve 2-1, por pati edhe një takim merkatoje ndërmjet drejtuesve të të dy klubeve.

Në qendër të bisedimeve ka qenë mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, të cilin kryeqytetasit duan ta marrin në muajin janar, pasi po përballen me dëmtime të shumta në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Nga ana tjetër, vetë futbollisti ka pranuar prej javësh kushtet e kontratës që pritet të firmosë me Romën.

Hysaj nuk po gjen hapësira në formacionin e Napolit, teksa u la jashtë listës së të grumbulluarve edhe ditën e djeshme, ndaj duke qenë se edhe kontrata e tij është drejt fundit, drejtuesit e Romës po tentojnë ta marrin për shifrën e 8 milionë eurove. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com