Universiteti i Tiranës ka pezulluar mësimin deri më datë 6 dhjetor 2019.
Këtë lajm e ka bërë të ditur rektori i Universitetit Mynyr Koni i cili e arsyeton këtë pezullim me situatën aktuale të rënduar edhe nga ana psikologjike pas rënies së tërmetit të 26 nëntorit.
Sipas Konit mësimi do të pezullohet “deri në qetësimin e saj dhe garantimin e sigurisë teknike të ambienteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe më gjerë”.
Situata në vend po shkon drejt stabilizimit megjithatë lëkundje të njëpasnjëshme të tokës janë prezente në intensitet shumë më të vogël. /atsh