Loading...

Rama: Shqiptari më i pasur, pensionisti nga Medvegja që më ka lënë pa frymë

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar maksimalisht gjestin e madh të solidaritetit të të moshuarit nga Medvegja i cili në një prononcim për mediat kosovare gjatë ditës së sotme u shpreh se do kontribuojë me një shumë prej 10 mijë lekësh nga pensioni i tij për shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Kreu i qeverisë e ka cilësuar atë njeriun më të pasur të të gjithë kombësisë shqiptare sot.

“Unë kam pasur fatin sot të njoh njeriun më të pasur të Shqipërisë. Njeriu më i pasur i këtij kombi fliste nga Medvegja. Më ka lënë pa frymë. Një burrë 100 vjeç që kish kursyer 10 mijë lekë nga pensioni i tij është njeriu më i pasur i Shqipërisë,” u shpreh kryeministri në intervistën për “Open”, i pyetur mbi nivelin e deritanishëm të kontributeve për tërmetin.

“Kur flas me biznesmenë, – tha Rama, – ua them që është rasti i tyre i jetës që t’i bëjnë vetes një paraqitje më dinjitoze kur të shkojnë të Shën Pjetri. Por ato që më interesojnë më shumë janë ato kontribute, 10 mijë lekë të një njeriu që aq ka. Ata i japin këtij vendi atë që ka nevojë,” deklaroi Kryeministri./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com