“MY HERO. Ja ky është heroi im, njeriu më i pasur që kam njohur dhe që kur e pashë sot, m’u duk si një ëngjëll që më dha fuqi për të ecur pa u ndalur, me edhe më shumë vendosmëri përpara, me shpirtin e tij të madh sa të gjitha malet e Shqipërisë”, shprehet Kryeministri Edi Rama duke publikuar videon e një pensionisti nga Medvegja i cili në shenjë solidariteti dhuroi për të prekurit nga tërmeti 10 euro.
“Do ta mbaj në krye të disa videove motivuese që ruaj në telefonin tim dhe i shoh kur m’i vjedhin energjitë mendjet dembele e shpirtrat e zymtë… Dhe shpresoj të kem mundësinë të shkoj ta takoj aty ku jeton, e t’ia puth ballin e shkruar nga vuajtjet”, thekson Rama./atsh