Prokuroria e Krimeve të Rënda në përfundim të hetimeve për dosjen e “613 kilogramë Kokainë, të gjetur në kontejnerët me banane të kompanisë “Arbi Garden” ka kërkuar dënimin me 21 vite burg për Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë.
Gjatë leximit të pretencës, Prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkoi veç 21 viteve burg për Çekajn, kërkoi edhe 13 vite burg për shoferin, Armando Pezaku, si dhe 14 vite burg për Donaldo Lushaj, menaxherin e kompanisë.
Të pandehurit e dosjes së “613 kg kokainë” janë duke u gjykuar me gjykim të shkurtuar. Në këtë drejtim, nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë për 21 vite burg, Çekaj do të vuajë vetëm 14, pasi ulet 1/3. Për shoferin Armando Pezakun u kërkuan 13 vite burg (me gjykim të shkurtuar 8.8 vite), ndërsa për menaxherin e kompanisë Donaldo Lushaj u kërkuan 14 vite, me gjykim të shkurtuar 10.8 vite.
Në shkurt të dy viteve më parë në një operacion me Doganat, Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtar në kontejnerin me banane që vinte nga Kolumbia për llogari të “Arbër Garden” u sekuestruan 613 kg kokainë.
Pronari i kompanisë Çekaj u arratis në Gjermani ku kërkoi edhe azil, por u ekstradua drejt Shqipërisë pak muaj më parë për të përballuar me drejtësinë shqiptare, ndërsa sot u dha lexua pretenca e prokurorisë për masën e dënimit./atsh