E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Leyla Moses-Ones, mori pjesë në festën e përvjetorit të 244-t të Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara.
Në kuadër të këtij përvjetori u organizua një ballo tradicionale e cila përfshin edhe ceremoninë e ndarjes së tortës dhe feston themelimin e Korpusit, historinë dhe traditat e tij.
“Marinsat amerikanë përfaqësojnë më të mirën e vlerave amerikane dhe unë do të jem e para që do të bëj detyrën time duke dhënë më të mirën për të shfaqur të njëjtin nivel nderi, guximi dhe përkushtimi që ju tregoni çdo ditë”, tha në fjalën e saj gjatë kësaj ceremonie Leyla Moses-Ones. /atsh