Loading...

Pasojat e tërmetit/ Ambasada shqiptare në SHBA, thirrje thirrje komunitetit për solidarizim

Ambasada e Shqipërisë në Shtetet e Bashkaura të Amerikës i ka bërë sot thirrje thirrje komunitetit shqiptaro-amerikanë në SHBA të solidarizohen dhe të mbështesin bashkëkombasit.

“Nisur nga ngjarjet e fundit natyrore, tërmeti i fuqishëm që përshkoi vendin tonë me pasoja të jashtëzakonshme, i bëjmë thirrje komunitetit shqiptaro-amerikanë në SHBA të solidarizohen dhe të mbështesin bashkëkombasit tanë në këto ditë të vështira, ashtu siç keni qenë gjithmonë”, thekson ambasada shqiptare në SHBA.

Ambasada nënvizon se, “një lajm i parë i mirë vjen nga Albanian American Cultural Center në Texas me Kryetar Bruno Ceka, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre prej 25.000$ në ndihmë të familjeve të dëmtuara. Sipas z. Ceka, kjo është vetëm një shumë fillestare e cila do të vijojë të rritet në ditët në vijim, sipas kontributeve të Komunitetit atje”.

“Në këtë kontekst, lutemi të gjitha organizatave, individëve, përfaqësuesve të kompanive private të komunitetit shqiptar në SHBA të organizohen për të mbledhur kontributet e tyre financiare në ndihmë të familjeve të dëmtuara”, shton ambasada.

“Për çdo pyetje, paqartësi, koordinim lutemi na kontakoni 24/24 orë në numrat tanë të telefonit: 202 758 9526 Lutemi, të jemi gjithë shqiptarët bashkë! Llogaritë bankare ku mund të depozitoni kontributin tuaj është:

“Kontribute vullnetare, Emergjenca” tek Banka Credins

IBAN në USD: AL02 2121 1016 0000 0000 0030 0002”, thekson Ambasada e Shqipërisë në Shtetet e Bashkura të Amerikës./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com